Manchester City përmbys Brentford dhe merr 3 pikë shumë të rëndësishëm në garën për titull. “Qytetarët” fituan 1-3 në transfertë, në një sfidë që nuk rezultoi aq e lehtë për kampionët e Anglisë.
Të besuarit e Guardiolës pësuan gol pas 21 minutash lojë me Maupay. Falë një presioni “dehës”, City barazoi shifrat në fundin e fraksionit me Foden.
Në pjesën e dytë, Foden realizoi edhe dy herë të tjera, për t’i dhënë mysafirëve triumfin. Manchester City renditet në vendin e dytë me 49 pikë, 2 pikë më pak se Liverpool kryesues. Brentford renditet në vendin e 15-të.
(J.S/)