Lejet minerare, MIE shpall fituesin për Malin e Kolezës në Himarë

Një tjetër zonë minerare pritet të kalojë për shfrytëzim pas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë se zona nr 350/6 në Malin e Kolezës në Himarë ka një ofertë fituese.

Në buletinin e APP, ministria kërkoi që nga subjekti që ka parashikuar një investim 50 milionë lekë për një prodhim vjetor prej 250 mijë m3 gur gëlqeror në vit të paraqesë formularin e nënshkruar.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton shoqërinë “Himara Construction” sh.p.k me NIPT K27204201D, me adresë: Pilur, Himarë, Vlorë, se oferta e paraqitur më datë 03.05.2023, për përfitimin e të drejtës për aplikimin për leje minerare në zonën minerare nr. 350/6, për vlerën totale të investimit prej 50 000 000 [pesëdhjetë milion] lekë dhe sasinë e prodhimit të mineralit të gur gëlqeror 250 mijë m3 /vit, është pranuar si ofertë e suksesshme në procedurën e konkurrimit për të drejtën e aplikimit për leje minerare në zonën minerare konkurruese nr. 350/6, për objektin Mali i Kolezës, Himarë, Qarku Vlorë, lloji i mineralit gur gëlqeror, veprimtaria shfrytëzim, me kushtet që projekti i zhvillimit të veprimtarisë minerare që paraqitet me aplikimin në QKB duhet të përcaktojë:

– Prodhimi që mendohet të realizohet në zonën minerare 250 000 m3/vit

-Sasia e prodhimit qe do te përpunohet 250 000 m3 /vit

– Vlera e investimit që parashikohet për tu kryer 50 000 000 lekë

-Vlera e produkteve minerare 3 468 775 000 lekë

– Vlera e rentabilitetit ekonomik (IRR=….%) 53.55 %”.

Në maj 2023 Ministria e Infrastrukturë dhe Energjisë nxori disa zona minerare për ti dhënë përmes garës tek biznesi. Bëhej fjalë për minerare konkurruese Nr. 214/1, Nr. 22/31, Nr. 22/44, Nr. 350/6, Nr. 136/9, Nr. 349/4.

Pjesa më e madhe e këtyre zonave minerare për shfrytëzim kishin si objekt nxjerrjen e materialeve ndërtimore gur gëlqeror, gëlqerorin e mermerizuar apo ranor silicor. Në 23 janar MIE shpalli fituesin për lejen minerare në Gjorma të Elbasanit për një vlerë investimi rreth 2.6 milionë euro./Monitor

Arena e Lajmit

Lejet minerare, MIE shpall fituesin për Malin e Kolezës në Himarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook