Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet në Itali 29-vjeçari shqiptar, qëlloi me armë zjarri një grua dhe…

Karabinierët italianë arrestuan në Campodarsego një 29 vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi autoritetet gjyqësore në Shqipëri kishin lëshuar një urdhër arresti për tentativë vrasje.

Ai akuzohet se më 22 nëntor në Peshkopi ka qëlluar me armë zjarri një grua, duke e plagosur rëndë dhe më pas është arratisur.

29-vjeçari tentoi të humbte gjurmët, por u zbulua dhe u vu në pranga në një hotel në Campodarsego.

Kur shqiptari hyri në hotel, policia u vu në aksion.

Në fakt, drejtësia shqiptare kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij dhe brenda pak minutash në hotel u shfaq një patrullë.

I dyshuari nuk ka bërë rezistencë.

Arena e Lajmit

Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet në Itali 29-vjeçari shqiptar, qëlloi me armë zjarri një grua dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook