Një pikë larg Champions, Roma ëndërron me De Rossi-n, Inter prova e “zjarrtë” (VIDEO)

3 të dhëna përbëjnë një fakt, fakt është që Roma në drejtimin e De Rossi-t duket e rilindur. 3 fitore në 3 ndeshje, 9 pikë të plota, me të në stol tani verdhekuqtë synojnë me kohë të plotë të sigurojnë një vend në Champions League, Atalanta e vendit të katërt është vetëm një pikë larg. De Rossi shijon edhe një super Dynala, me argjentinasit që bëri protagonistin kryesor në suksesin e pastër 4-0 që arritën përballë Cagliari-t.

Kryeqytetasit gjetën shpejt golin e avantazhit që në minutën e 2-të me kapitenin Pellegrini. Në minutën e 23-të, Roma dyfishoi shifrat me një aksion shumë të bukur të finalizuar nga Dybala. Me fillimin e pjesës së dytë, sulmuesi argjentinas nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë duke realizuar golin e dytë personal dhe të tretin për Romën. Pak minuta më vonë, Roma realizoi edhe golin e katërt duke mbyllur llogaritë me Cagliari-n.

De Rossi
De Rossi

Në përfundim të sfidës, Daniele De Rossi u shfaq i kënaqur për lojën dhe për tre pikët: “Klasifikimi? Unë shoh pikët që kemi bërë dhe lojën e djemve. Është e kotë të shohësh klasifikimin, jemi përballur me skuadra që kishin objektivat e tyre, nuk është e lehtë të fitosh. Roma është me e fortë se ta dhe duhej të fitonte”, u shpreh De Rossi i cili nuk pranoi të bënte krahasime mes Romës së tij dhe Romës së Mourinho-s, ndërsa në lidhje me Interin, rivalin e tyre të radhës në Serie A, theksoi se nga kjo e martë do të jenë 100% të fokusuar te përballja me zikaltërit.

()

Arena e Lajmit

Një pikë larg Champions, Roma ëndërron me De Rossi-n, Inter prova e “zjarrtë” (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook