Kryetari i grupit të PD Gazment Bardhi ka mbajtur sot fjalën e tij nga kryesia e Kuvendit.
Bardhi: Nëse Rama ka marrë vendim të asgjësojë opozitën, do na ketë përballë.
Nëse do asgjësimin e shtetit, jam këtu për t’i kujtuar se do të na ketë përballë. Me arrogancën e shtetit shtohet qëndresa e njerëzve të lirë. Ne bëjmë betejë për qytetarët dhe parimet e një vendi demokratik.
Kuvendi ka degraduar aty ku fut në xhep vendimet Kushtetueses, i shpërfill, i injoron nuk i zbaton. Prej një viti me urdhër të Ramës kryetarja e Kuvendit pengon vendimin e GJK për mandatin e Xhaçkës. Kryetarja e GJK e konsideroi një veprim i paimagjinueshëm. Detyra jonë, të mbrojmë Kushtetutën e vendit dhe të mos i nënshtrohemi arrogancës së regjimit.