Deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës javën e shkuar pas bllokimit të foltores në Kuvend, janë penguar nga Garda e Republikës që të futen në sallën ku pritet të mbahet mbledhja e Reformës Zgjedhore.
Flamur Noka dhe kolegët e tij demokratë dëgjohen duke thënë se Grada ka bërë shtetrrethim dhe se nuk po i lejojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre.
“Harroje që të mos hyjmë ne këtu”, i drejtohet Albana Vokshi punonjësit të Gradës, ndërsa ai i thotë se ata që janë të përjashtuar, nuk do të futen në sallë.