Shoqata e Biznesit të Vogël i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Financave, Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me situatën e vështirë të krijuar për fermerët e Korçës, pas mbetjes pa shitur të prodhimit vendas.
Në letrën e siguruar nga gazetarja Lorena Kodra, theksohet se mollët po mbesin pa shitur, ndërsa shihet e arsyeshme se vetëm ndërhyrja e shtetit mund të zgjidhë këtë problematikë.
Në kërkesë theksohet gjithashtu se shumë fermerë po falimentojnë dhe kërkohet që të rritet çmimi i referencës për produktet e importit si dhe kontrolli ndaj tyre.