Produktet Natyrale më të Mira për Koronaret e Zemrës

Natyra është treguar bujare, duke na ofruar një sërë ushqimesh që kanë aftësi pastruese dhe zhbllokuese krejt mirëbërëse.

Më poshtë do të gjeni 10 ushqimet sugjeruar nga AgroWeb.org që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve, enëve të gjakut dhe mbrojnë zemrën.

Shega

Ky frut kaq i këndshëm përmban fitoushqyes që mbrojnë veshjen e brendshme të arterieve. Lëngu i shegës stimulon prodhimin e lëndës kimike të quajtur oksid nitrik. Ai ndihmon qarkullimin e gjakut dhe i mban arteriet të hapura.

Brokoli

Ju pëlqen ose jo, brokoli është një nga më të pasurit me vitaminë K, që parandalon dëmet e shkaktuara nga kalciumi në arterie. Brokoli është plot me fibër që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit.

Avokado

Në vend të majonezës përdorni pastën e avokados më mirë. Studimet kanë tregouar se konsumi ditor i avokados përmirëson nivelin e kolesterolit në gjak, duke mbajtur të ulur kolesterolin e keq dhe të lartë atë të mirin, që mban arteriet të zhbllokuara.

Shpargu

Shpargu është një ushqim që pastron arteriet në mënyrë natyrale dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Perimja e perandorëve është plot me fibër dhe minerale por edhe me shumë vitamina siç janë K, B1, B2, C dhe E.

Hurmat

Hurmat janë të mbushura me antioksidantë dhe polifenolë që punojnë së bashku në uljen e kolesterolit të keq dhe të triglicerideve. Ato janë një burim i shkëlqyer i fibrës që ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut dhe i mban arteriet të pastra.

Kanella

Kjo erëz e shijshme ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe pastron arteriet nga akumulimet e rrezikshme. Kanella është e mbushur me antioksidantë që përmirësojnë shëndetin kardiovaskular duke parandaluar oksidimin e gjakut. Hidhni kanellë në kafenë tuaj, panine ose në çdo ushqim tjetër dhe do të përmirësoni shëndetin tuaj.

Shafrani 

Shafrani i Indisë lufton inflamacionin, shkaktari kryesor i arteriosklerozës dhe i forcimit të arterieve. Nëse shtoni shafranin në ushqimin tuaj, do të ndihmoni në ruajtjen e shëndetit të arterieve duke shmangur rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Boronica e kuqe

Boronicat e kuqe janë një tjetër frut i pasur me antioksidantë që ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe rrisin nivelet e atij të mirë. Konsumi i rregullt i lëngut të pastër të boronicës së kuqe ndihmon në uljen e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës me 40%.

Spirulina

Mund të tingëllojë çuditshëm, por kjo algë me nuancë të gjelbër dhe blu ndihmon në rregullimin e nivelit të lipideve në gjak.

Ajo është burim proteinash që përmban të gjitha amino acidet thelbësore, për të cilat trupi ka nevojë. Arteriet janë më të qeta dhe qarkullimi i gjakut më i qëndrueshëm, ndërsa niveli i yndyrnave është më i ekuilibruar.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban nivele të larta të katekinës që pengon përthithjen e kolesterolit gjatë tretjes.

Pini një ose dy gota me çaj jeshil në ditë dhe do të përmirësoni nivelin e lipideve dhe do të zvogëloni bllokimet në arterie.

Çaji jeshil i jep metabolizmit një fuqi natyrale dhe për më tepër ndihmon në shëndetin kardiovaskular dhe në rënien në peshë./AgroWeb.org

Produktet Natyrale më të Mira për Koronaret e Zemrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook