Si të Ruani Shëndetin e Veshkave në Shtatë Hapa

Veshkat janë një organ tepër i rëndësishëm për organizmin.

Një prej funksioneve kryesore të këtij organi në formën e fasules, është: eliminimi i mbetjeve dhe lëngjeve të tepërta nga organizmi.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni 7 sekretet që garantojnë shëndetin e veshkave.

Pini Ujë Por Mos E Teproni

Pirja e tepërt e ujit nuk përmirëson funksionin e veshkave.

Ekspertët thonë uji duhet pirë patjetër por jo duke e tepruar sepse mbihidratimi nuk do të përmirësojë funksionin e veshkave.

Lexoni këtu nga AgroWeb.org sa gota ujë këshillohen në ditë.

Ushqime Të Shëndetshme

Shumica e problemeve me veshkat vijnë si pasojë e tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit.

Të dyja këto sëmundje mund të parandalohen duke ngrënë ushqime të shëndetshme.

Lexoni këtu ushqimet më të mira për tensionin e lartë, për tensionin e ulët dhe këtu për ushqimet për diabetin.

Aktiviteti Fizik

Aktiviteti fizik është një ide e shkëlqyer sepse në kombinim me ushqyerjen e shëndetshme mund të mbajë larg jo vetëm obezitetin, por edhe tensionin e lartë i gjakut.

Si në çdo rast tjetër, nuk duhet ta teproni me aktivitetin fizik.

Kujdes Me Ekstraktet Bimore

Suplementët me vitamina dhe esktraktet  bimorë mund të jenë të dëmshëm për veshkat.

AgroWeb.org ju këshillon të mos merrni suplementë me kokën tuaj, sepse një rekomandim të tillë mund ta bëjë vetëm mjeku.

Lini Duhanin

Pirja e duhanit dëmton enët e gjakut dhe pakëson qarkullimin e tij në veshka.

Kur veshkat nuk kanë mjaftueshëm gjak, atëherë ato nuk funksionojnë siç duhet.

Kujdes Me Medikamentet

Ilaçet qetësuese si ibuprofeni mund të shkaktojnë dëmtim të veshkave nëse merren për një kohë të gjatë.

Këto ilaçe mund të përdoren ndonjëherë në rast dhimbjeje por jo për dhimbjet kronike.

Analizat Mjekësore

Nëse vuani nga diabeti apo tensioni i lartë i gjakut, atëherë duhet të jeni të rregullt në kryerjen e analizave tek mjeku së paku çdo 6 muaj për të përjashtuar çdo anormali apo problem.

Veshkat e shëndetshme janë tregues të fortë të një organizmi të shëndetshëm./AgroWeb.org

Si të Ruani Shëndetin e Veshkave në Shtatë Hapa

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook