Koha është tani, Ivan Toney është gati të largohet nga Brentford. Sulmuesi anglez, i cili u rikthye pak javë më parë pas një skualifikimi të gjatë për shkelje të rregullave për bastet e futbollit, do të jetë një nga emrat e nxehtë të merkatos së verës. Trajneri i skuadrës së Premier League tashmë e ka kuptuar se futbollisti do të largohet.
“Është pothuajse e qartë se Ivan Toney do të shitet këtë verë. Ne gjithashtu e dimë se sa vlen. Nuk mendoj se ka shumë sulmues më të mirë se ai në botë për momentin. Ai është një sulmues shumë i aftë që është në moshën më të mirë për një futbollist. Personalisht do të preferoja që Toney të qëndronte, por një ditë mund të jetë kënaqësi ta shoh atë në një ekip të madh. Këtë dimër ne në fakt nuk kishim asnjë ofertë për të, por do të habitesha nëse nuk do të kishte klube të interesuara brenda disa muajsh” – Tha tekiku Thomas Frank për Tipsbladet.
Toney, i shënjestruar nga Arsenali dhe Chelsea, në një intervistë të fundit tha: “Nuk mund të parashikosh kurrë se kur do të jetë koha e duhur për t’u transferuar diku tjetër, por mendoj se është e qartë që unë dua të luaj për një klub të madh”.
(J.S/)