Aktivitete për 104-vjetorin e Tiranës kryeqytet, ja plani i lëvizjes së automjeteve në rrugën “Myslym Shyri” këtë fundjavë

TIRANE

Me rastin e 104-vjetorit të Tiranës si kryeqytet, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktibvitetesh të ndryshme në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”.

Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash.

Plani i lëvizjes së automjeteve:
1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të organizimit të aktiviteteve me rastin e 104 vjetorit të Tiranës, në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frashëri” me rrugën “Myslym Shyri”, deri në kryqëzimin e rrugës “Reshit Çollaku” me rrugën “Myslym Shyri”, nga data 09.02.2024 ora 21:00, deri në datën 11.02 2024 ora 03:00. 2. Qarkullimi i automjeteve, do të devijojë në rrugët “Vangjush Furxhi”, “Islam Alla”, “Hajdar Hidi”, “Shyqyri Bërxolli”.
3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

Arena e Lajmit

Aktivitete për 104-vjetorin e Tiranës kryeqytet, ja plani i lëvizjes së automjeteve në rrugën “Myslym Shyri” këtë fundjavë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook