“Dera ishte e hapur ndërsa ai ishte i shtrirë në dysheme i mbuluar me gjak”, flasin fqinjët e 81-vjeçarit në Korçë: S’ka asnjë të afërm. Shoqërohej vetëm me…

Fqinjët e 81-vjeçarit të paraqitur sot në spitalin e Korçës me lëndime të shumta në trup, kanë deklaruar se kur kanë shkuar në banesën e të moshuarit, dera ka qenë e hapur.

“Pas orës 7 vjen fqinja me shumë shpejtësi dhe thotë hajde se ka vdekur Gaqua, dera ishte hapur dhe ai ishte i tëri shtrirë dhe i mbuluar me gjak, lajmëruam ambulancën, hymë brenda në banesë dhe pamë që ishte mbuluar me gjak dhe shtëpia ishte shumë rrëmujë dhe me gjak nga të gjitha anët. Viktima rënkonte dhe jepte përgjigje të pakuptueshme.

Morëm spitalin dhe policinë, kjo e fundit erdhi në moment.
Nuk shoqërohej me njeri vetëm me të pallatit këtu nuk ka asnjë të afërm vetëm motrën e moshuar.

Nuk kam ditur gjë për probleme të tij, vetëm di që është rëndë në spital”, deklaroi njëra prej komshijeve të tij.

Arena e Lajmit

“Dera ishte e hapur ndërsa ai ishte i shtrirë në dysheme i mbuluar me gjak”, flasin fqinjët e 81-vjeçarit në Korçë: S’ka asnjë të afërm. Shoqërohej vetëm me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook