Situata e krizës financiare në AKBN nuk ka qenë e panjohur për ministrinë e infrastrukturës dhe energjisë drejtuar nga Belinda Balluku. Një raport i kontrollit të lartë të shtetit në vitin 2022 ka zbuluar faktin se këshilli drejtues i AKBN i akordonte te vetes shpërblime për vitin e ri, në një kohë që rekomandonte që pagesat të jepeshin për detyrimeve të tjera, pasi dhe institucioni paraqitet në vështirësi ekonomike financiare.
KLSH përmend një rast në vitin 2020 ku grupi negociator për marrëveshjen Hidrokarbure për bllokun e kërkimit “Dumrea” është shpërblyer me 23 mijë dollarë, nga buxheti i AKBN duke ndryshuar zërat për shpenzimet e tjera ndërkohë që duhet të merreshin nga bonusi 4 milion dollarë i marrë për marrëveshjen në fjalë. Por situate është edhe më alarmante sipas KLSH, pasi nga auditimi ka rezultuar se AKBN parashikonte në buxhet shpenzime më të mëdha se të ardhurat që ajo planifikonte të arkëtonte.
Një situatë absurde ku KLSH ka nënvizon se vetëm në vitin 2020 AKBN ka bërë planifikim më të lartë të të ardhurave që pret të arkëtojë në krahasim me shpenzimet, ndërsa për periudhën tjetër institucioni planifikon shpenzime më të larta së vetë të ardhurat që priten të arkëtohen nga institucioni, duke riskuar që institucioni të përballet me vështirësi ekonomiko- financiare gjatë realizimit të objektivave të tij. Mbartja e një situate të tillë ka bërë që aktualisht punonjësit e kësaj agjencie të rëndësishme dhe që administron dhe monitoron kontrata koncesinare me miliarda euro në energjetike, miniera dhe naftë të mos marrin pagat tre muajt e fundit.
Kontrolli i lartë i shtetit nënvizon faktin se për kontratat koncesionare në fushat e naftës konstatohet së kontraktorët nuk respektojnë planet e zhvillimit të miratuara, kryesisht në ulje të nivelit të investimeve, i cili shoqërohet me ulje të prodhimit, duke mos arritur fitimin dhe ndarje të tij, me qeverinë shqiptare. Po ashtu AKBN nuk ka kryer mbikëqyrjen dhe monitorimin e veprimtarive dhe aktivitetit minerar të raportuar nga subjektet e licencuara. Situata është e njëjtë dhe me koncesionet e hidrocentrale private. Nga monitorimi konstatohet së disa koncesionarë kanë ndryshuar kapacitetin e prodhimit, megjithatë nga ana e AKBN nuk janë bërë llogaritjet për pasojat e veprimit në lidhje me sasinë e energjisë dhe të ardhurave që do të mungojnë nga prodhimi më i ulët i energjisë për shtetin (për rastet kur kapaciteti është më i ulët), si dhe problematika që krijohet në deformimin e skemave të miratuara dhe pasojat në funksionim.