“Tempulli 2″/ I shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike, pranga 30-vjeçarit në Durrës

Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit “Tempulli2”.

Policia njofton se i riu ishte shpallur në kërkim për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: 

Durrës/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shkon 51 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni, në nivel qarku.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ndaluan shtetasin P. B., 30 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

“Tempulli 2″/ I shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike, pranga 30-vjeçarit në Durrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook