Tritoli në zyrën e noteres, gjykata lë në burg dy të akuzuarit, zbardhen dëshmitë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Real Zefin dhe Korrado Katanan, të akuzuar si persona të cilët kanë vendosur lëndë plasëse në zyrën e noteres Esmeralda Dauti.

Korrado Katana u shpreh “Nuk kam lidhje me ngjarjen, as të kemi marrëdhënie të tillë me Real Zefin. Deklaratat i kam bërë nën presion dhe pa praninë e avokatit”.

“Nuk mund të ketë një masë shtrënguese kaq të rëndë vetëm mbi thëniet e një personi, për më tepër kur ky shtetas ka ndryshuar qëndrim. Nuk provohet përfshirja në ngjarje dhe nuk është i arsyeshëm qëndrimi në burg. Kërkoj lirimin kjo edhe për shkak të rrethanave familjare. Ka një fëmijë të mitur vetëm 2-vjeç me probleme shëndetësore si dhe bashkëshorten po me probleme shëndetësore që kanë nevojë për përkujdes”.

Përveç Katanas dhe Zefit, në pranga ka përfunduar edhe shtetasi Eno Flamuraj, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë. Ngjarja ndodhi më datë 30.01.2024, në rrugën “Perlat Rexhepi”.

Arena e Lajmit

Tritoli në zyrën e noteres, gjykata lë në burg dy të akuzuarit, zbardhen dëshmitë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook