Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha i ftuar në studion e News 24, tha se masa e arrestit ndaj Sali Berishës është për të futur në kurth opozitën.
“Çështja Berisha është skandal për drejtësinë e re. Pse? Kishim dhe vazhdojmë të kemi pritshmëri të mëdha. Është gjithë ai investim drejtësia e re dhe në fund të ditës nëse drejtësia e re nuk përdor standarde demokratike nuk bën gjë tjetër vetëm se varros besimin e njerëzve që mund të ndërrojë diçka në këtë republikën e vjedhur. Drejtësia është një instrument i jashtëzakonshëm që demokracitë kanë për të mbajtur në ekuilibër ligjin.
Nëse përdoren disa standarde kjo është shumë zhgënjyese për ne. Sali Berisha ndodhet pa akuzë, nën hetim në një çështje tre vite në një masë arrest. Nesër do të dyshojë prokurorja Millonai tek ju dhe për faktin se dyshon do t’ju arrestojë? Nëse i ndodh liderit të opozitës, çfarë do të bëjnë demokratët? Kjo është një skemë për të futur në kurth Partinë Demokratike. Të mbajmë këtë qeveri të super korruptuar dhe ta pasojnë topin tek opozita dhe të themi këta kanë probleme, këta merren me SPAK-un, pse i krijojnë një mundësi të flasë përditë ky njeriu nga ballkoni dhe harrojmë hallet e shqiptarëve”.