Për herë të parë në Shqipëri, sekretari amerikan i Shtetit Blinken do të vizitojë vendin javën e ardhshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani në periudhën 14-17 shkurt, bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.

Sipas njoftimit, Blinken do të vizitojë Shqipërinë, “një partnere kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”. Kjo vizitë ka për synim që të riafrimojë lidhjet e Uashingtonit me Tiranën.

Në Gjermani, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut, ku do të diskutojë për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe sigurinë transatlantike, bëri të ditur DASH-i.

Pjesëmarrja e Blinkenit në Konferencën e Munihut, bëhet pasi ai përfundoi turneun e pestë në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të shtyrë përpara një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në muajin e pestë dhe është konflikti më vdekjeprurës që palët kanë zhvilluar deri më tani. Si pasojë e sulmeve të Hamasit më 7 tetor, në Izrael u vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë. Nga ofensiva izraelite, që po vazhdon, në Gazë janë vrarë mbi 27.000 persona.

Përveç luftës në Gazë, komuniteti ndërkombëtar po vazhdon të mbështesë Ukrainën, e cila që nga shkurti i viti 2022 po përballet me luftën e paprovokuar të nisur nga Rusia./ REL

Arena e Lajmit

Për herë të parë në Shqipëri, sekretari amerikan i Shtetit Blinken do të vizitojë vendin javën e ardhshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook