Seanca për Kosovën në OKB, Shehu: Vuçiç akuzon për pastrim etnik duke vendosur dinarin përballë gjenocidit

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar lidhur me mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit në OKB për Kosovën, duke thënë se Rama po censuron gjenocidin, ndërsa Vuçiç ka akuzuar për pastrim etnik duke vendosur dinarin përballë gjenocidit.

Reagimi i plotë:

Rama censuron “Genocidin”, Vucic akuzon “Pastrim etnik”!
Duke vendosur “Dinarin” perballe Genocidit!
Tentohet te akuzohet Kosova per “pastrim etnik” me aplikimin e politikave bankare ndaj “Dinarit”!
Nga Beogradi, Moska, edhe ne KS te OKB-nje montature shume e “trashe” kjo!
Ndersa “pastrim etnik” i vertete ka ndodhur ne Kosove ne vitet 98-99.
Demagoget e sotem lindore, mjafton te rishikojne pamjet e atyre viteve per te rikujtuar cfare eshte realisht “pastrimi etnik”!
Por jo vetem “pastrim etnik”, shume me teper:
Genocid e krime kunder njerezimit ato.
Nderkaq asnje fjale per krimet reale, te faktuara, serbe ne Kosove ne ato vite.
Por fatkeqesisht kjo heshtje per ato te verteta fillon nga Tirana, nga Kuvendi shqiptar.
Nga Qeveria jone, nga Rama, qe ne vend te asistences per Qeverine e Kosoves ne paraqitjen prane gjykatave nderkombetare te kesaj akuze.
Censurojne prej 2 vitesh Parlamentin shqiptar, e ndalojne ate arbitrarisht te artikuloje fjalet:
Genocidi serb ne Kosove, Pastrim etnik. T’i denoje ato!
Gje qe do te ndihmonte jo vetem ne shpalosjen e nje te vertete, por dhe ne rrugetimin e forcave demokratike e europeishte serbe vete drejt konsolidimit te tyre.
Gje, qe do te tregonte cfare “ngrehine” pa themel jane edhe akuzat per “pastrim etnik” te sotme kunder Kosoves.
Do t’i cvleresonte ato.
Sepse kur Rama i mbyll gojen Shqiperise per te artikuluar te vertetat historike, kur te mungon guximi e qartesia per te deklaryuar e denuar ato…
Dhunuesit e djeshem do te kerkojne te te ngarkojne sot me ato krime, qe ata kane kryer mbi ty!

Arena e Lajmit

Seanca për Kosovën në OKB, Shehu: Vuçiç akuzon për pastrim etnik duke vendosur dinarin përballë gjenocidit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook