Altin Sulejmani, ekspert kontabël i ftuar në emisionin “Sintezë” nga Brendon Kotorri në News 24, tha se rritja e taksimit për profesionet e lira, qeveria do t’i përdorë për të paguar pagat e zyrtarëve politikë.
“Me taksat që i vjelin profesionistëve të lirë do të rrisin pagat e sektorit publik. Ushtria prej 185 mijë do i rritet mirëqenia në kurriz të “bletëve punëtore” që jemi ne. Po të ishin kaq shumë të majtë, pensioni real i yni ka 10 vite që nuk rritet, pra tensioni real. Pensionistët tanë janë në prag të varfërisë të njohur nga Banka Botërore dhe këtë rishpërndarjen e shoh më tepër tek investimet publike dhe nuk besoj se i shkon mbrojtjes sociale”, tha ai.