Mbrëmjen e djeshme në “Post Big Brother VIP Kosova”, ishin të ftuar disa nga banorët më të përfolur të shtëpisë, ku ndër ta ishin 4 finalistët, Shqipe Hysenaj, Lumbardhi, Blerando dhe Edona James.
Një ndër pyetjet që iu drejtua Blerandos nga prezantuesja e emisionit Mbresa Hajrullahu ishte në lidhje me marrëdhënien që banori ka me Albën pas daljes nga shtëpia.
“A ke patur ndonjë kontakt me Albën?”– e pytei Mbresa, ndërsa Blerando tregoi se nuk ka pasur kontakte me ish-banoren.
Për shkak të një problemi në studio, prezantuesja nuk e dëgjoi përgjigjen e konkurentit dhe e pyeti atë sërish, megjithëse ai e ironizoi hapur Mbresën duke u shprehur se këtë pyetje mund t’ia bëjë edhe 3 herë.
Pjesë nga intervista:
Mbresa: Duam të dimë a ke patur ndonjë kontakt me Albën?
Blerando: Jo nuk kam patur kontakt.
Mbresa: A ke pasur sadopak kontakt me Albën?
Blerando: Mundesh të ma bësh edhe 3 herë pyetjen.
Mbresa: Urdhëro?
Blerando: 2 herë. A po e dëgjoni edhe ju apo vetëm unë?
Mbresa: Po pra të thashë a ke pasur kontakt me Albën. Të respektuam minutat, të respektuam pyetjet.
Blerando: Po edhe ty të respektova domethënë është e treta herë që ma bën këtë pyetje.
Mbresa: Këto janë pyetje që kanë ardhur prej publikut unë i kam parë dhe po t’i bëj ty.
Blerando: Të kuptoj po edhe unë dy herë tu përgjigja.