Olsi Bylyku ishte një prej ish-konkurrentëve të ‘BBV3’ rrugëtimi i të cilit mbaroi shumë shpejt. Pas daljes nga formati, ai ‘u fsheh’ për një kohë të gjatë.
Pas eliminimit ai nuk u shfaq në asnjë intervistë madje as në ‘Fan Club’.
Mbrëmjen e sotme ai ka postuar një fotografi në Instagram ku shkruan: ‘Pilo is cofidential’.
Ky shkrim lidhet me një kunjë të drejtpërdrejtë me Ledionin dhe ‘Top Channel’.
‘Kolonjar festën mënjanë, Pilon gjetën Pilon vranë’- ishte kjo shprehja që Ledioni ka thënë gjatë një puntate në emision, të cilës Olsi i është përgjigjur.
Gjithashtu çfarë tërhoqi vëmendjen e publikut, ishte pëlqimi që Eduart Grishaj kishte bërë në reagimin e Olsit.