Kombëtarja e vajzave merr pjesë në turneun “Visit Malta Trophy”, zyrtarizohen dy ndeshje ndaj Bjellorusisë e Ishujve Faroe

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të marrë pjesë në turneun “Visit Malta Trophy” që do të zhvillohet në Maltë në datat 22-25 shkurt. Ky është një turne që organizohet nga Federata Malteze e Futbollit, që ka ftuar në këtë edicion edhe Shqipërinë e vajzave të bëhet pjesë, së bashku me përfaqësueset e Bjellorusisë dhe Ishujve Faroe.

Vajzat kuqezi, të cilat drejtohen nga trajneri Armir Grima do të zhvillojnë dy ndeshje në këtë turne ndaj Bjellorusisë më 22 shkurt në ora 14:00, ndërsa tre ditë më vonë do të luajnë përballë Ishujve Faroe, në po të njëjtën orë. Të dyja takimet do të zhvillohen në stadiumiin “Tonny Bezzina”.

Kombëtarja e vajzave do të nisë grumbullimin më 19 shkurt në Tiranë, ndërsa më 21 shkurt, vajzat kuqezi do të udhëtojnë drejt Maltës. Trajneri Grima do të bëjë publike listën me futbollistet e grumbulluara në ditët në vijim.

Këto dy ndeshje janë një mundësi shumë e mirë për skuadrën, por edhe për stafin e ekipit kuqezi për të vëzhguar e testuar vajzat kuqezi, duke qenë se për momentin nuk janë të angazhuara në impenjime zyrtare me ndeshje të nivelit UEFA-s apo FIFA-s.

Arena e Lajmit

Kombëtarja e vajzave merr pjesë në turneun “Visit Malta Trophy”, zyrtarizohen dy ndeshje ndaj Bjellorusisë e Ishujve Faroe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook