Aksident i trefishtë në Gjirokastër lë pas dy persona të plagosur, vdes pasagjerja

Një aksident u regjistrua mesditën e kësaj të diele pranë fshatit Qesarat të Memaliajt.

Tre automjete janë përplasur midis tyre, duke bërë që njëri i markës “Ford” të dalë nga rruga. Për pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur, njëra prej të cilëve, një grua ka humbur jetën.

Dy automjetet e tjera kanë pësuar dëme materiale. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.

“Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve. Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaroi policia.

Aksident5
Aksident5

 

Arena e Lajmit

Aksident i trefishtë në Gjirokastër lë pas dy persona të plagosur, vdes pasagjerja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook