Era e fortë rrëzon pemët në rrugën kombëtare Ura e Leklit-Këlcyrë, bllokohet qarkullimi

Era e fortë mesditën e sotme ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në rrugën kombëtare Ura e Leklit- Këlcyrë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të zonës së Përmetit.

Në vendin e quajtur Uji i Zi, rrëzimi i disa pishave shumëvjeçareje mbi trasenë e rrugës ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të Këlcyrës dhe Përmetit.

Gazetarja Brikena Metaj bën me dije për se aktualisht pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për largimin e pemëve të rrëzuar dhe rifillimin e qarkullimit të mjeteve.

Përgjatë ditës së sotme Qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq me reshje intesive shiu dhe erë të fortë. Moti i keq ka shkatuar probleme edhe për furnizimin me energji elektrike në zonat malore.

Arena e Lajmit

Era e fortë rrëzon pemët në rrugën kombëtare Ura e Leklit-Këlcyrë, bllokohet qarkullimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook