Edi Rama:
Ne kemi bërë një mbledhje të gjatë me diskutime të shumta, ka qenë një mbledhje pune, dhe në mbledhje të tilla ka ballafaqime me fakte dhe opinione të mbledhura në një proces shumë kapilar që ne kemi nisur.
Ka shqetësime që vijnë nga organizata të ndryshme të partisë, nga zgjedhës që kanë votuar ose jo PS. Nëse mund të flasim për kritika, ka pasur një qasje vetëkritike nga të gjithë së bashku, duke nisur nga unë.
Mos i besoni shumë mënyrës sesi rrjedhin gjërat, sepse duhen verifikuar në burimet… Jemi të kënaqur nga kjo mbledhje. Në zgjedhjet e ardhme duam të marrin rezultatin shembullor.
Keni pasur pakënaqësi për bashkitë e humbura në zgjedhje?
Edi Rama: Kam pakënaqësi për çdo gjë që bëj vetë, për çdo gjë që bën partia, sepse pakënaqësia më ka çuar dhe më çon përpara. Ndryshe nuk do kishim çfarë t’i jepnim këtij vendi.
VIJON…