Gola, spektakël, emocione por në fund ndeshja mes Barcelonës dhe Granadës, e luajtur në “Estadi Olimpic” përdundoi 3-3.
Një krosim i Cancelos nxorri zbuluar prapavijën mike. Në të 14-tën, Yamal u tregua i saktë, nga fare pranë portës. Ekipi i trajnerit Medina nuk u demoralizua, por kërkoi të rifutej në lojë.
Atëherë kur skuadrat po bëheshin gati për të shkuar në dhomat e zhveshjes, katalanasit u befasuan. Sanchez vendosi ekuilibrat, i asistuar nga Pellistri.
Myrto Uzuni u shndërrua në protagonist në fillimin e pjesës së dytë, me një asist për Pellestrin. Barça reagoi shpejt, me Lewandowskin.
Granada realizoi menjëherë me Miguel, në të 66-tën. Në ndeshjen e çmendur, Yamal dërgoi shifrat në 3-3 (81’), për t’i dhënë një pikë katalanasve.
Gjatë ditës së sotme janë luajtur edhe ndeshje të tjera të rëndësishme. Spikat triumfi minimal 1-0 i Sevillias ndaj Atletico Madrid, 3 pikë me vlerë të madhe këto në garën për mbijetesën.