Moti i keq ka përfshirë rajonin e Sarandës mesditën e kësaj të diele. Reshje të dendura breshëri dhe furtunë është regjistruar në zonën e Delvinës, ndërsa pamjet më poshtë i përkasin rrugës “Kardhiq-Delvinë”.
Në këtë aks, përveç shiut dhe pranisë së gurëve në rrugë ka edhe mjegull të dendur. Nga mjegulla është “pushtuar” edhe tuneli atje.