“Bardhi të bëhet nënkryetar i partisë”, zbulohet propozimi i Leskajt brenda mbledhjes: Deputetët e grupit të tij t’i bashkohen Rithemelimit

Deputeti Bujar Leskaj ka propozuar gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD se Gazment Bardhi duhet të bëhet automatikisht nënkryetar i partisë, pa votim.

Ai propozoi po ashtu që disa prej deputetëve të grupimit të tij t’i bashkohen Kryesisë së Rithemelimit.

“Kryefjala jone eshte protesta e 20 shkurtit. Si nje dite mjaft e rendesishme ku ne duhet te reagojme fort perballe ketij pushteti te korruptuar.
Kjo dite e sotme te ben opozimist dhe eshte shkalla e pare per te projektuar fitoren e 2025-es. Deputetet e bashkuar tashme edhe ne parti, do te jene motorri i PD-se drejt zgjedhjeve dhe fitores. Duhet te kemi kthjelltesi mendimi publik, shpejtesi ne aksionin tone opozitar dhe strategji te qarte.
Pas dates 22 shkurt, duhet te ulemi seriozisht dhe te analizojme aksionin opozitar. A duhet te vazhdojme me keshtu? Cfare kemi fituar dhe cfare kemi humbur? Na duhet nje program i qarte i partise, t’ua preznatojme qytetareve. Nuk mund te shkojme tek njerezit vetem per te denocuar korrupsionin e Rames, por na duhet edhe t’u themi se cfare do te bejme ne ndryshe. Pra na duhet nje program.

Sa i perket organizimit, deputetët me të cilët jemi bashkuar t’u krijohen kushtet që në mbledhjen më të afërt të Këshillit Kombëtar të kooptohen në kryesi, një pjesë e tyre, mbasi të votohen në KK me kandidatura alternative nga vetë ata. Ndërsa Gazment Bardhi, te marre postin e nënkryetar te partise, automatikisht pa votim. Kjo në bazë edhe te statutit, pa hequr asnjë nga nënkryetarët aktualë”, u shpreh Leskaj.

Arena e Lajmit

“Bardhi të bëhet nënkryetar i partisë”, zbulohet propozimi i Leskajt brenda mbledhjes: Deputetët e grupit të tij t’i bashkohen Rithemelimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook