E akuzoi për tradhti bashkëshortore/ “Më fal 1000 herë”, nusja përballet live me vjehrrën, e moshuara: Burri dha urdhër që mos të dalë nga shtëpia deri sa…

Një përballje live sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti mes 32-vjeçares që ishte dhunuar dhe mbahej në shtëpi mes kamerave nga burri i saj, me vjehrrën e saj. Kjo e fundit në një deklaratë për mediat akuzoi për tradhti nusen e djalit. Ndërkohë kjo e fundit kërkoi që të vërtetonte akuzat. Vjehrra bëri falje publike.

“Vajzat kanë marrë fjalorin e babait të tyre. Ju flas dhe nuk kuptojnë. Flasin. Flet edhe e madhja. Ai do dy vajza, por unë nuk i lë asnjë prej vajzave. Do i mbaj të katërta vajzat. Doja një përballje me vjehrrën.”, tha nusja.

Ndërkohë, vjehrra e saj tha se kishte deklaruar ashtu pasi kishte parë shtëpinë plot me policë.
“Unë nuk kam asgjë. Burri im ka dhënë urdhër, që nusja nuk do të dalë nga shtëpia deri sa të vijë ai. Nusja nuk është rrahur fare. Unë nuk jam zënë fare. Fëmijët i kam rritur vetë nuk i shes. Për disa fjalë që kam thënë i kërkoj falje nuses. Nuk paraqitem kërkund. Se kush mi ka prurë ata të mallkuar, i vraftë Zoti. Kamerat se di se kush i vuri. Se mbaj mend se kush i vuri kamerat. I ka vendosur i mallkumi, ai s’më ka thënë asgjë. Nuk merrem me këto debate. Gratë e djemve të mi kanë bërë si kanë dashur. Asqeriu ishte më i miri. S’e bënte një fjalë me nusen. Nuk më ka vjedhur djali para.”, tha e moshuara.

Derën e ka lënë hapur. Unë të them të drejtë, si mu mbush shtëpia me policë, më iku truri. A jam zënë ndonjëherë me Eleonorën? S’e kam mbrojtur asnjëherë Asqeriun, se vetëm i bërtisja. Unë doja që të shkonin mirë. I kërkoj falje 100 herë!

()

Arena e Lajmit

E akuzoi për tradhti bashkëshortore/ “Më fal 1000 herë”, nusja përballet live me vjehrrën, e moshuara: Burri dha urdhër që mos të dalë nga shtëpia deri sa…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook