Janë luajtur vetëm dy ndeshje së fundmi në NBA dhe në parket zbritën skuadrat kryesuese në të dyja konferencat. Në Lindje, skuadra e Boston fitoi 110-106 ndaj Miami Heat dhe konsolidon kreun e renditjes, duke marrë fitoren e 41-të sezonale.
Një përballje mes dy ekipesh pretendente për titullin, ku të dyja e kërkuan fitoren. Tatum me 26 pikë e Porzingis me 25 pikë ishin dy më të mirët për Boston, ndërsa 24 pikët e Herro për Miami mbetën për statistikë. Bostoni është ekipi i vetëm në NBA që ka arritur kuotën e 40 fitoreve këtë sezon, deri më tani.
Në Perëndim, vijon paraqitja e mirë e Oklahoma City Thunder, që mposhti 127-113 Sacramento Kings, sukses që e ngjit në vendin e tretë në Perëndim. Alexander Shai me 38 pikë si dhe Jalen Williams me 32 pikë, bënë diferencën në fushë për Oklahomën, e cila është quajtur surpriza e këtij sezoni në NBA, duke lënë pas vetes ekipe pretendente, përfshirë kampionët në fuqi të Denver Nuggets.
()