“Rama pranoi hapur se ka kapur drejtësinë”, Vasili: Deklaratat e tij vërtetojnë arsyen e mosveprimit të SPAK para fakteve të korrupsionit

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili është shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale se kryeministri Rama ka pranuar hapur se ka kapur drejtësinë, duke deklaruar se ai dhe qeveria garantojnë pavarësinë e drejtësisë.

Sipas tij ajo që garanton pavarësinë e drejtësisë plotësisht ësht Kushtetuta dhe ligjet e vendit, ndërsa theksoi se Rama duhet të japë llogari para drejtësisë e jo të japë garanci për të.

Ai shtoi se deklarimet e Ramës kanë vërtetuar hapur dhe qartë arsyen e mosveprimit të SPAK përpara fakteve të korrupsionit të kryeministrit dhe qeverisë.

Reagimi i plotë:

Shume e rende, Rama pranoi hapur se ka kapur drejtesine!
Rama pranon hapur se ka kapur drejtesine ne deklaratën e tij dje pas Asamblese se rilindjes.
Rama deklaroi se ai dhe qeveria garantojne pavaresine e drejtesise.
Çdo shqiptar e di shume mire se pushteti gjyqesor eshte nje nga tre pushtetet ne vend se bashku me ekzekutivin dhe legjislativin.
Pavaresine e drejtesise e garanton plotesisht Kushtetuta e Shqiperise dhe ligjet e vendit.
Edi Rama duhet te jape llogari para drejtesise dhe jo te jape garanci per drejtesine.
Deklarimet e Rames kane vertetuar hapur dhe qarte arsyen e mosveprimit te SPAK-ut perpara qindra e qindra fakteve, dokumentave dhe provave te korrupsionit te tmerrshem te Rames dhe Qeverise.

Arena e Lajmit

“Rama pranoi hapur se ka kapur drejtësinë”, Vasili: Deklaratat e tij vërtetojnë arsyen e mosveprimit të SPAK para fakteve të korrupsionit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook