Stalla e ndërtuar poshtë urës, Bashkia e Kolonjës nxjerr jashtë delet e bariut pas 14 vitesh

IMT bashkia Kolonjë, policia e Kolonjës dhe forcat Shqiponja kanë kryer sot një aksion në një stallë në Borovë të Kolonjës për të nxjerrë jashtë stallës 600 bagëti të imta në një kohë kur i ftohti është prezent dhe bagëtitë në këtë periudhë nuk mbijetojnë. Ky vendim erdhi pasi për inspektoratin kjo stallë është ndërtuar në këmbët e  urës së Prodanit ambient ky që është shfrytëzuar nga Nikollq Mejdi që prej vitit 2010 gjë që sipas këtij të fundit bashkia e Kolonjës ka konstatuar shkelje pikëriaht 14 vite më vonë në 2024 për hakmarrje personale.

Nikollaq Mejdi hedh akuza për kryebashkiakun e Kolonjës se këtë aksion e ka personal me të pasi biznesmeni ka qenë nismëtari i një peticioni që përfaqësia e fshatit ja ka drejtuar kryeministrit Edi Rama për panelet diellore që do zaptonin një pjesë të fshatit nga Erion Isai (kryetar i bashkisë Kolonjë).

Mejdiu hedh akuza për bashkinë e Kolonjës duke e quajtur veprimin e fundit si goditje të drejtpërdrejtë për biznesin e tij duke qenë se ky biznes ka kontribuuar për përmirësimin e cilësisë së turizmit në Esekë ku vetë kryetari i bashkisë e ka treguar përmes postimeve të tij në rrjetet sociale pa patur debatin e paneleve diellore.

Mejdiu përmes pamjeve që ka regjistruar me telefon tregon mënyrën se si inspektoriati dhe polocia kanë nxjerë jashtë 600 bagëti mes tyre 200 shqerra të vogla te cilat nuk i rezistojnë dot të ftohtit.

Nga ana tjetër vetë kryetari i bashkisë Kolonjë ka sqaruar për News24 se me vendim të IMT kjo stallë do të hiqet nga këmbët e kësaj ure e cila ndodhet në km3 në rrugë nacionale Ersekë-Leskovik pranë lokalit të shtetasit Nikollaq Mejdiu.

Ndërkohë që pasi panë situatën në kushte të një moti të paqëndrueshëm dhe të ftohtë gjë që dëmton bagëtitë IMT me një shkresë të dytë pas të parës që duhet të lironte ambientin i është drejtuar shtetaait Mejdiu se afati do të shtyhet pas periudhës së dimrit në muajin qershor.

Arena e Lajmit

Stalla e ndërtuar poshtë urës, Bashkia e Kolonjës nxjerr jashtë delet e bariut pas 14 vitesh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook