Janë zbardhur diskutimet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit ditën e sotme, ku një nga temat kryesore të diskutimit ka qenë protesta e 20 shkurtit.
Gazetari Osman Stafa zbuloi për se deputeti Flamur Noka është shprehur se bashkimi ka dhënë mesazh te demokratët.
“Mbledhja vetëm një pike : aksioni PD dhe protesta e 20 shkurtit. Kemi nje shembull referimi kur punojme bashke dhe organizohemi sic eshte protesta e 7 Korrikut. Te percjellim mesazhet edhe ne rrjete sociale. Tani puna kapilare pas mbledhjes se strukturave. Bashkimi ka dhene mesazh tek demokratet. Kemi vetem 8 dite para protestes. Me te gjithe deputetet takime ne qendrat e degeve”, tha Noka.
Nga ana tjetër Myslim Murrizi është shprehur: Me 20 mirë, është protesta, por me 21 çdo bëjmë???