Elvis Myrta ‘thirret’ në SPAK!

Prokuroria e Posaçme ka thirrur në një seancë ndërmjetësimit, gazetarin e kronikës së zezë Elvis Myrta.

Prej një muaji ai ndodhet në shtëpinë e Big Brother Vip, duke u kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun.

Kjo nuk i ka shpëtuar hetuesve të SPAK, të cilët deri para këtij momenti ishin të preferuarit e publikut, referuar sondazheve të bëra.

Në orën 21 të martën, Prokuroria e Posaçme kërkon të ndërmjetësohet me Elvis Myrtën, ndryshe Lisin, në mënyrë që të ndajnë dashurinë e njerëzve.

Burime nga SPAK thanë se i ashtuquajturi Panda, po merr dashuri edhe nga vetë brenda strukturës, duke çuar në një humbje të vazhdueshme të mbështetjes që ka kjo ajo.

Por a do të paraqitet Elvis Myrta përballë përfaqësuesve të SPAK të martën në orën 21 në Top Channel, kjo do të mbetet për tu parë.

Deri atëherë, jepni mendimin tuaj në numrin 56666, duke shënuar emrin Elvis!

*Mbështetje nga kolegët e kronikës

Elvis Myrta ‘thirret’ në SPAK!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook