“Në qendër të përpjekjeve, respektimi i ligjit ndërkombëtar”, ministri Hasani: Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, në një kohë shumë të vështirë për botën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ishte sot pjesë e takimit përmbyllës “Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, kontribut për paqen dhe sigurinë globale gjatë kohërave më sfiduese” e organizuar nga MEPJ.

Kryediplomati shqiptar ka deklaruar se shërbimi ynë i Jashtëm ka merituar respekt për performancën e tyre.

“Shërbimi ynë i Jashtëm ka merituar respektin e brendshëm e të jashtëm për performancën e tyre. Realizuam me sukses një nga detyrat më kërkuese në politikën e jashtme. Mirënjohje vendeve aleate me të cilat bashkuam përpjekjet në të mirë të paqes. Punuam me vendosmëri për avancimin e axhendës së grave për paqe dhe siguri. Në qendër të përpjekjeve kishim respektimin e plotë të ligjit ndërkombëtar”, tha ai.

Ministri Hasani foli edhe në lidhje me agresionin rus në Ukrainë.

“Mandati ynë në Këshillin e Sigurimit erdhi në një kohë shumë të vështirë për botën. Shqipëria tregoi gatishmërinë për të kontribuuar në Këshillin e Sigurimit pas agresionit rus në Ukrainë.
Si bashkë-penëmbajtës me SHBA mbi Ukrainën, mbrojtëm me forcë kauzën e lirisë. Çdo përpjekje për paqe është investimi më i mirë për të ardhmen. Shqipëria e ka pasur këtë parasysh cdo ditë që ka shërbyer në Këshillin e Sigurimit”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Në qendër të përpjekjeve, respektimi i ligjit ndërkombëtar”, ministri Hasani: Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, në një kohë shumë të vështirë për botën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook