Porti i Durrësit/ Rithemelimi gati padinë e dytë për në Kushtetuese, Bylykbashi: Kallëzim dhe në SPAK për shkelësit e ligjit

Rithemelimi do të depozitojë sot një padi të dytë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e portit të Durrësit, pasi pretendohet se është shkelur ligji.

Në një konferencë për mediat deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se në SPAK do të depozitohet dhe kallëzim penal për shkelësit.

“E dimë se pjesa më e madhe e popullatës jeton në perëndim. Institucionet europiane investuan për Portin e Durrësit. Ku porti i Durrësit në Defender ishte një pikë strategjike. Kjo aferë korruptive nuk është histori korrupsioni e fshehtë por grabitje e një prone publike ditën për diell. PD ka përgatitur padinë e dytë për në gjykatën Kushtetuese me firmat e deputetëve për të sfiduar sërish për këtë çështje. Do të bëjmë kallëzim penal për personat përgjegjës për këtë aferë në SPAK, siç është kryeministri Edi Rama. Duam t’i vëmë fre fenomenit të korrupsionit, pasi të mos preken Vlora, Ksamili dhe Saranda.”, tha Bylykashi.
()

Arena e Lajmit

Porti i Durrësit/ Rithemelimi gati padinë e dytë për në Kushtetuese, Bylykbashi: Kallëzim dhe në SPAK për shkelësit e ligjit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook