Rikthehet magjia e Champions League, njihuni me ekipet favorite për të ngritur trofeun

Duke nisur nga e marta e 13 shkurtit rikthehet magjia e ndeshjeve të Champions League, tashmë në fazën me eliminim direkt. Një rrugëtim ndryshe nga faza e grupeve, ku një gabim mund të të nxjerrë jashtë kompeticionit.

Të gjitha skuadrat duan të shkojnë në finalen e 1 qershorit në Londër. Po cilat janë favorite? Manchester City i Pep Guardiolës mbetet favoriti numër një për të fituar edhe këtë vit trofeun e Ligës së Kampioneve. Kompanitë e mëdha ndërkombëtare të baste e kuotojnë me koeficientin 3 ekipin kampion në fuqi.

Ekipi i dytë favorit është Bayern Munchen. Pavarësisht se bavarezët nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat, ata shihen favoritë pas Cityt, teksa kuotohen me koeficientin 5 deri në 5.5. Natyrisht, kur flitet për Champions League nuk mund të mungojë Real Madrid mes favoritëve. Së bashku me gjigantët spanjollë është Arsenal, që kuotohen 6.5 deri në 7.

Bastet

PSG e ka 12 koeficientin, ndërsa Barcelona 15. Ndër ekipet italiane më shumë shanse i jepen Interit, me një koeficient që shkon nga 15 deri në 21. Lazio është e parafundit ndër 16 skuadrat, me një koeficient që shkon nga 150 deri 200. Skuadra më pak favorite është Copenhagen, që kutohet me koeficient 500.

()

Arena e Lajmit

Rikthehet magjia e Champions League, njihuni me ekipet favorite për të ngritur trofeun

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook