Tiranë 📍
Shkon në 115 numri i drejtuesve të mjeteve cilët janë konstatuar në efektin e lëndëve narkotike.
Së fundi, gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit me iniciale A. F., 21 vjeç, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të Policisë, mbas verifikimeve të kryera ku rezultoi në efektin e alkoolit, në masën 0.21 mg/l dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi në efektin e lëndës droguese THC.
Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit, si i dyshuar për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.