Këta që shihni në foto janë viktima dhe autorit i krimit në qytetin e Durrësit. Halil Koka u qëllua për vdekje me thikë nga 35-vjeçari, Arben Kocilja, i cili u arrestua pak më vonë nga policia.
Krimi i rëndë u regjistrua në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërsa policia tha se autorit i krimit dyshohet se vuan nga sëmundje mendore.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur 35-vjeçarit, mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se kreu vrasjen.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.