Europa League në prag, trajneri i Milanit: Ky kompeticion na intereson, Rennes skuadër e fortë

Trajneri i Milanit, Pioli ka dalë para gazetarëve në prag të ndeshjes me Rennes në Europa League.

“Nuk ka skuadra të lehta në këtë nivel. Kemi patur shumë kohë për të studiuar Rennes. Janë një skuadër e talentuar, duhet të përballemi me ta me shumë vëmendje dhe kujdes.

Europa League është një kompeticion shumë i rëndësishëm. Sigurisht që është poshtë Championsit, por ka skuadra si Liverpool dhe Bayer Leverkusen. Milani nuk e ka fituar kurrë Europa League, duam të jemi ambiciozë dhe ta fitojmë. Por, favoritët janë Liverpooli, Leverkuseni dhe Atalanta.Gjithsesi, për ne është shumë e rëndësishme ta kalojmë Rennes. Kam parë 8 ndeshje të tyre, ndihmësit e mi edhe më shumë. Jemi përgatitur shumë mirë“, – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Europa League në prag, trajneri i Milanit: Ky kompeticion na intereson, Rennes skuadër e fortë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook