Krimi në Durrës, goditja me thikë në zemër i mori jetën 40-vjeçarit

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë sot në Durrës, ku një 40-vjeçar humbi jetën pas goditjeve me thikë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për se autori i dyshuar, Arben Koçilja, 35 vjeç, goditi me thikë në zemër Halil Kokën, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

()

Arena e Lajmit

Krimi në Durrës, goditja me thikë në zemër i mori jetën 40-vjeçarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook