“Autori po e ndiqte të plagosurin dhe ky i fundit përfundoi i shtrirë afër koshave të mbeturinave”. Kështu deklaroi dëshmitari i ngjarjes, për vrasjen e Halil Kokës.
“Ai ngeli në rrugë. Erdhi policia dhe më pas ambulanca. Nuk njihja asnjë person. Ata erdhën nga Tatimet me vrap. Autori e ndiqte me vrap. Viktima ngeli te koshat, aty ngeli i plagosur.”, tha dëshmitari për gazetaren Klodjana Haxhiaj.
Ndërkohë, burime zyrtare nga policia bënë me dije se sherri mes dy fqinjëve nisi për një vend parkimi, por duket se viktima dhe autori kanë pasur një sherr për çështje borxhi. Familjarët kanë deklaruar në polici se autori, Arben Kocilja, u kishte një borxh.
()