“Për demokracinë ia vlen të harxhojmë ca miliona”, Dash Shehi për ‘Zgjedhoren’: Pro sistemit proporcional, të hapen listat!

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi propozoi një sistem proporcional për reformën zgjedhore, ndërsa u shpreh pro hapjes së listave deri në fund.

Gjatë fjalës së tij nga mbledhja e Reformës Zgjedhore, Shehi tha se është pro votimit dhe numërimit elektronik.

“Jam për zgjerimin e zonave. Do të isha i lumtur nëse do të bëhej një sistem proporcional. Jam pro listave që të hapen deri në fund. Një listë e hapur predisponohet që ka brenda dhe proporcionalin. Një tjetër pikë që kemi kërkuar, është që votimi të bëhet elektronik. Këtu ka dyshime për votimet elektronike, por besoj se me komisionerë na kanë ndodhur probleme. Kjo histori duhet të marrë fund, ndaj duhet ta bëjmë votimin elektronik. Po u bë në bashkitë e mëdha, duhet ta bëjmë dhe në bashkitë e tjera, ndaj duhet kurajo. Ja vlen që për demokracinë të harxhohen disa para. 2-3% të votave dhe mund të numërohen me dorë, por të bëhen elektronikisht që të hiqen këto zullume. Kjo është histori e vjetër e Shqipërisë. Po luhen miliona përmes elektronikës. Duhet të kthejmë te shqiptarët besimin te institucioni i votës. Nuk bëhet kjo me disa arnime. Shqipëria nuk është as Kina, as Spanja, por është një vend i vogël, që po bëhet edhe më i vogël. Do të duhej të ishin 2-3 kolegje të mëdha, që shqiptarët të votonin.”, tha Shehi.

()

Arena e Lajmit

“Për demokracinë ia vlen të harxhojmë ca miliona”, Dash Shehi për ‘Zgjedhoren’: Pro sistemit proporcional, të hapen listat!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook