Skenarët e opozitës për bllokimin e mbledhjes, Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet online

Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet sot online. Në një lidhje live për News24, gazetari Ergys Gjençaj deklaroi se kjo vendimmarrje është bërë nga dy bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Alibeaj, duke marrë shkas dhe përplasjet e fundit që kanë ndodhur pas protestave të opozitës në Kryesinë e Kuvendit.

Në mbledhjen e kaluar pati një seancë dëgjimore me shoqërinë civile, sa i takon reformës zgjedhore. Ka pasur diskutime nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe vëmendja është përqendruar dhe te vota e diasporës.

Sot do të kemi një seancë dëgjimore me partitë politike dhe kur të arrihet konsensusi, këto ndryshime do të paraqiten në Kuvend. Kujtojmë se këto ndryshime kërkojnë të paktën 84 vota pro.

()

Arena e Lajmit

Skenarët e opozitës për bllokimin e mbledhjes, Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet online

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook