Kryeministri Edi Rama në një konferencë nga Brukseli tha se BE po kupton më në fund rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor.
Sipas Ramës, kjo ndodhi vetëm pasi Putini goditi Ukrainën, ndërsa theksoi se nuk duhet pritur ndonjë agresion tjetër për t’i dhënë përparësi Ballkanit Perëndimor.
Rama: Së fundi po shohim që BE është shumë më i vetëdijshëm në vepra, jo vetëm në fjalë për rëndësinë strategjike të BB.
E trishtë që duhej Vladimir Putin që të ndodhte kjo gjë.
Besoj se ne tashmë duhet të ruajmë ritmin duke ecur me hapa të guximshëm e të mos presim një katastrofë tjetër që të kujtojë Brukselin sa i rëndësishëm është BP për BE. BE është i rëndësishme për ne por të gjithë në BE duhet të kuptojnë që po kaq rëndësi ka BP për BE-në.