Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër.
Siç shihet edhe nga pamjet nga vendngjarja, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar mbi bordurën anësore të rrugës.
Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia po heton rastin.