Kishin kthyer lokalin në ‘folezë’ të basteve online, dy të arrestuar në Fier

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për lojëra të paligjshme fati. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit Flavjo Lakrori dhe Juljan Zhavari, të dy banues në Fier.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Kishin vënë në dispozicion lokalet e tyre, në lagjen “Konferenca e Pezës”, për vënie bastesh sportive, me pajisje kompjuterike dhe me celularë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohen 8 njesi kompjuterike, 2 celularë dhe 1 televizor.

Si rezultat i kontrolleve në lokale ku dyshohet se organizohen dhe luhen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie. Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për këto raste u vunë në pranga shtetasit F. L., 26 vjeç dhe J. Zh., 22 vjeç, të dy banues në Fier.

Ata u kapën në flagrancë në 2 lokalet në pronësi të tyre, në lagjen “Konferenca e Pezës”, të cilat i kishin përshtatur për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit (baste sportive me celularë dhe njesi kompjuterike).

Nga të dyja ambientet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 8 njesi kompjuterike (lap top dhe iPad), 2 celularë dhe 1 televizor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Kishin kthyer lokalin në ‘folezë’ të basteve online, dy të arrestuar në Fier

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook