Nga interpelanca e PD me Ramën, te ligji për bastet, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

Mbahet sot Kuvendi, ku në rend të ditës janë disa pika, mes tyre edhe një interpelancë urgjente me kryeministrin Rama e kërkuar nga Partia Demokratike. Po ashtu në rend dite është dhe projektligji për lojërat e fatit.

Kujtojmë që prej disa muajsh seancat parlamentare në Shqipëri nuk zhvillohen në mënyrë normale, pasi opozita nuk e lejon.

Rendi i dites

Interpelancë urgjente me Kryeministrin, zotin Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr. 7651, datë 21.12.1992, “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar.

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 127/2018 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Statistikave, INSTAT”.

Projektvendim “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

()

Arena e Lajmit

Nga interpelanca e PD me Ramën, te ligji për bastet, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook