“S’mund të shkojmë pas e të përjetojmë atë që ndodhi”, Blinken për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, mesazh të prerë: Shtegu i vetëm i duhur, propozimi i BE  

Gjatë konferencës me gazetarët shqiptarë dhe të huaj, zhvilluar në Tiranë, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, tha një mesazh të qartë për Kosovën dhe Serbinë.

Ai tha se është më rëndësi që mes dy shteteve të ketë një dialog, teksa shtoi se SHBA mbështet propozimin e bërë nga BE.

“Kur fillova të punoja në DASH dhe Shtëpinë e Parë, rreth 30 vite më parë, sfida nga fillimi deri në fund ishte Ballkani. Bosnja, e më pas Kosova. Shumë prej nesh kanë një histori që shkon thellë dhe sheh qartë dhe kush më shumë se Biden, pra jemi vërtetë persona që kemi këtë nocion që s’mund të shkojmë pas dhe të shohim atë që ndodhi në 1990. Ndaj mbështesim përpjekjet për të çuara para integrimin e vendeve të Ballkanit. Sa i takon Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE është shtegu i vetëm i duhur, dhe ne do mbështesim të dyja vendet. Dua të përgëzoj rolin e Shqipërisë se ka qenë forcë”, u shpreh Blinken.

 

Arena e Lajmit

“S’mund të shkojmë pas e të përjetojmë atë që ndodhi”, Blinken për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, mesazh të prerë: Shtegu i vetëm i duhur, propozimi i BE  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook