VIDEO/ Thriller në Rotterdam, Romën e shpëton Lukaku në Europa League, skuadra e Qazim Laçit e pëson në fund

Europa League luajti këtë pasdite disa nga ndeshjet e fazës së 1/16-tave. Në Roterdam, barazim i çmendur 1-1 mes Feyenoord dhe Romës. Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, me të dy skuadrat që u vendosën në kërkim të golit. Në shtesë, holandezët morën epërsinë me Paixao, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Skuadra e De Rossit insistoi për të vendosur ekuilibrat dhe ia doli mjaft mirë të bëjë diçka të tillë. Një goditje mjaft e bukur me kokë e Lukakut në minutën e 67-të, ishte e pamundur për t’u pritur nga portieri vendas.

Në të 88-tën, portieri shpëtoi Romën nga pësimi i një goli të sigurt. Feyenoord shtoi presionin, madje goditi shtyllën në shtesë, por fati ishte me italianët.
Tashmë ekipi që do kualifikohet do të mësohet në sfidën e kthimit, me 22 shkurt.

Galatasaray-Starta Prague përfundoi 3-2, takim ky i mbajtur në Stamboll dhe i vendosur vetëm në 90+ nga Maurito Icardi. Mesfushori shqiptar i skuadrës çeke, Qazim Laçi u aktivizua titullar, duke luajtur kështu 74 minuta.

Conference League spikat Sturm Graz-Slovan Bratislava, me skuadrën austriake që merr një sukses të rëndësishëm 4-1 në aktin e parë, për të shkuar kështu e qetë në takimin e kthimit. Në sfidat e tjera, Olympiacos mundi 1-0 Ferencvaros, me golin e El Kaabi.

 

Europa League:

Feyenoord 1-1 Roma

Galatasaray 3-2 Sparta Prague

Shakhtar 2-2 Marseille

Young Boys 1-3 Sporting

Conference League:

Molde 3-2 Legia

Olympiacos 1-0 Ferencvaros

Union SG 2-2 Frankfurt

Sturm Graz 4-1 Bratislava Slovan

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Thriller në Rotterdam, Romën e shpëton Lukaku në Europa League, skuadra e Qazim Laçit e pëson në fund

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook